Dy persona janë arrestuar për mashtrim.
Ata dyshohet se ia kishin shitur një personi tjetër (viktimës) një lokal, që është pronë e komunës së Istogut.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
"Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit", tha Nikçi.
Dyshohet se viktima u dëmtua goxha shumë me para.
Klankosova.tv mëson se vlera e dëmit është rreth 200 mijë euro.
Njëra nga të dyshuarit ishte shfaqur si noter për dy vjet e kishin detyruar viktimën që të paguante për dy vjet shuma të ndryshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.