Lajmet e fundit

Në Vushtrri janë arrestuar dy persona për vjedhje. Policia njofton se njëri nga ta pasditen e djeshme ia kishte vjedhur një femre një zinxhir ari nga qafa e saj në vlerë prej 200 eurosh.
"Me të pranuar informacionin policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, ku pas tri orësh kanë arritur që fillimisht të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, E. E., 19 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Vushtrrisë, ndërsa më pas është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar K. Zh. 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Vushtrrisë".
"Nga hetimet e deritanishme dhe provat materiale të siguruara nga ana hetuesve, bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer vepër penale të,grabitjes’ ku më pas zinxhirin e vjedhur e kishin shitur në një dyqan argjendarie".
" Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë zinxhirin i cili i është kthyer viktimës, po ashtu shuma e të hollave prej 150 eurosh, të cilat të dyshuarit i kishin marrë nga shitja, ku të njëjtat i janë kthyer pronarit të argjendarisë" bën të ditur polivia.
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Klan Kosova.