Lajmet e fundit

Policia në jug të Mitrovicës ka arrestuar dy të dyshuar, për një ‘vjedhje’ të raportuar se ka ndodhur atje në mesnatën e kaluar.
Policia njofton se të arrestuarit në këtë rast janë, F. L. 24 vjeçar, dhe A. Sh. 19 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë
"Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim të kenë vjedhur portofolin e një pronari të një lokali, ku në portofol kishte të holla në vlerë 1150 euro".
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Klan Kosova.