Lajmet e fundit

Në Gjilan janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje familjare kanë ushtruar dhunë fizike.
Njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore, e ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari tjetër ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Me vendim te prokurorit, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër u lirua në procedurë të rregullt.