Lajmet e fundit

Autoritetet belge kanë arrestuar tre të dyshuar të involvuar me terroristë, pas disa bastisjeve në Bruksel gjatë së enjtes, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Të dyshuarit, të identifikuar nga prokurorët si Wassime A., Asma A. dhe Malika B, janë dërguar në stacionet e policisë për tu marrë në pyetje ndërsa ende nuk është marrë vendim nëse ata do të mbeten në paraburgim.
Të tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë një operacioni policor në të cilit tetë shtëpi në tri lagje të Brukselit janë kontrolluar. Gjatë këtyre bastisjeve s’janë gjetur as armë e as eksplozivë.
Belgjika ka arrestuar me dhjetëra të dyshuar për përfshirje në sulme terroriste gjatë muajve të kaluar, pasi që vendi është në gjendje alarmante pas sulmeve të marsit ku mbetën të vdekur 32 persona.