Lajmet e fundit

Tre persona janë vënë në pranga si rezultat i një operacioni të koduar “NDËRMJETËSUESI” për ushtrim prostitucioni. Seksioni për Trafiqet në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë vënë në pranga Tatjana Çuka, 53 vjeçe, lindur në Ersekë dhe banuese në Tiranë, Pëllumb Ismaili, 58 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Tiranë dhe Liljana Shella, 59 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu mësohet se në gjendje të lirë po procedohet një 73-vjeçar me inicialet G.A.
Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin krijonin kushte për shfrytëzimin e prostitucionit, ku Liljana Shella, në lokalin e saj mundësonte gjetjen e klientëve, ndërsa Pëllumb Ismaili, kishte kthyer shtëpinë e tij në hotel në të cilat shkonin klientët e gjetura nga Tatjana Çuka./Shekulli