Lajmet e fundit

Gjatë aksionit të sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Prapashticë janë arrestuar 3 persona.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësja e Policisë pë rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.
“Janë arrestuar 3 persona për mospërfillije të urdhërave nga Policia” ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se për masat ndaj të arrestuarve do të vendosë Prokuroria.