Policia në Rusi ka thënë se ka arrestuar 29 protestues opozitarë në qendër të Moskës.
"29 persona janë arrestuar nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë.
Navalny, i cili është duke qëndruar në burg, pasi u dënua me 15 ditë burgim, sipas autoriteteve, ka distancuar veten nga protestat e sotme.
Qeveria ruse ka thënë më 1 prill se ka nisur hetime penale ndaj një personi të paidentifikuar, i cili ka bërë thirrje për protestë për 2 prill.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.