Lajmet e fundit

Policia gjermane ka arrestuar 22 shtetas shqiptarë, me akuzën e vjedhjes së shtëpive dhe restoranteve.
Mediat gjermane raportojnë se shqiptarët ishin azilkërkues. Ata banonin përkohësisht në Lingen.
Të arrestuarit janë mes moshës 19 dhe 38 vjeç. Kryesisht ata grabisnin laptopë, celularë, bizhuteri etj.
Policia vazhdon verifikimet edhe për 19 shqiptarë të tjerë, ndërsa theksohet se në krye të grupit qëndronte një person që i udhëhiqte./Lapsi.al/