Lajmet e fundit

Mbrëmë rreth orës 00:10, në hyrje të Serbisë, është arrestuar Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve serbe.
Ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke udhëtuar nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore për çështje private në kohën kur është arrestuar, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ky i fundit ka thënë që arsyet e këtij arrestimi ende nuk dihen.
“Nuk kemi asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë permes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij” ka deklaruar Hoxha.