Lajmet e fundit
Vebi Gjini dhe Rushdi Sula nga fshati Gjuras i rrethit Bulqizë janë vënë nën pranga nga policia për akuzën të shpërdorimit të detyrës sepse transportuan kutinë e votimit me automjet privat mbrëmjen e djeshme.

Dy shtetasit, përkatësisht 51 dhe 46 vjeç, mbanin postet kryetarit dhe sekretarit të qendrës së votimit numër 1067, në fshatin Gjuras të rrethit të Bulqizës.
Ata u arrestuan rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Këta persona kanë transportuar materialet zgjedhore nga qendra e votimit për në KZAZ-në e Bulqizës me një automjet privat, të paautorizuar.
Kjo makinë u sulmua edhe nga militantë partiakë mbrëmjen e djeshme, ku PD dhe LSI akuzonin njëra tjetrën për dhunën e ushtruar. Pritet që prokuroria të bëjë hetime të mëtejshme për ngjarjen,transmeton Shekulli.al