Lajmet e fundit

Deputetit Pal Lekaj i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndërsa deputetëve të tjerë u është caktuar masa e paraqitjes në Polici dy herë në javë, njofton Klan Kosova.
Deputetët tjerë që duhet të paraqiten në Polici janë Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj.
Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ndryshe, deputetët opozitarë janë arrestuar pasi kanë hedhur gaz lotsjellës për të penguar seancat e Kuvendit.