Lajmet e fundit

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për t’i shqiptuar paragurim prej 30 ditëve deputetit Milaim Zeka nuk ka kaluar.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Zekës, Gazmend Halilaj.
“Nuk ka elemente të veprës për krim të organizuar. E kemi arsyetuar këtë në aspektin ligjor”, ka thënë Halilaj, njofton Klan Kosova.
“Masa e re e shqiptuar është arresti shtëpiak”.
“Po unë brenda 24 orëve do të bëjë ankesë dhe Gjykata e Apelit do të nxjerr vendim edhe më të arsyeshëm dhe do ta lirojë klientin tim edhe nga kjo masë”, ka thënë Halilaj më tej.