Kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski Gjykata Penale - Shkup i ka shqiptuar masën e burgut shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Më herët masa ndaj Taleskit ishte konfiskimi i pasaportës por pas ankimimit të Prokurorisë Speciale Publike ka ardhur edhe vendimi më i rëndë për kryetarin e Manastirit.
Taleski akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike për keqpërdorim fondesh në transportimin e nxënësve në komunë.
Lënda ku akuzohet Taleski njihet si ”Transportuesi” dhe përveç tij ka edhe 21 të akuzuar tjerë të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e 81 veprave penale.
Rasti në fjalë përmendet në një nga "bombat" e LSDM-së ku në bisedë ndërmjet ish-ministrave Jankulovska dhe Stavreski, ky i fundit i thotë se Talevski ka nënshkruar një marrëveshje me transportuesit lokal me çmime 10 herë më të larta se normalja./zhurnal.mk
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.