Lajmet e fundit

11 nga 32 gratë e riatdhesuara nga Siria janë dërguar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit.
Për 10 prej tyre, është vendosur masa e arresti shtëpiak, edhe pse pala mbrojtëse kërkoi diçka tjetër.
Ato po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.
Kronikë nga Halil Berisha.