Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit S. R.. Personi në fjalë në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në ndërmarrjen “Eco Higjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen e aseteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri.
Gjithashtu gjykata ka vendosur që të njëjtit t`i konfiskohet edhe dokumenti i udhëtimit pasaporta.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit, transmeton Klan Kosova.