Lajmet e fundit

Deputetiti Faton Topalli i është caktuara masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.
Lajmin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar avokati i Topallit Alban Ajvazi, njofton Klan Kosova.
“Deputetit Faton Topalli i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh për deputetin Topalli".
Kjo masë Topallit i është caktuar pasi ai dje është arrestuar derisa po qëndronte në Kuvendin e Kosovës.
Topalli është arrestuar pasi ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të penguar mbajtjen e seancave nga pozita, njofton Klan Kosova.