Lajmet e fundit

Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për 7 të arrestuarit lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në fundjavë.
Togat e zeza kanë vendosur njëzëri "burg pa afat" për shtetasit Bejto Kotaj, Hiqmet Pashollari, Festim Xhelilaj, Qerim e Lutfi Xeka, Pajtim Bracaj dhe Ajet Sula.
Laboratori i kanabisit u zbulua në orët e para të ditës së shtunë në zonën e ish-Kënetës, ku u gjetën dhe u sekuestruan 700 kg kanabis. Disa nga personat e arrestuar rezultojnë biznesmenë të njohur/Top Channel/.