Lajmet e fundit

Policia e Shtetit ka shpallur sot në kërkim ish-shefin për Narkotikët dhe Trafiqet në Fier, Dritan Zagani.
43-vjeçari ishte arrestuar më 2 maj 2014 me akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.
Fillimisht ai u gjykua nga Gjykata e Krimeve të rënda, ndërsa pas rënies së njërës prej akuzave çështja i kaloi Prokurorisë së Fierit.
Tre muaj më parë ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”, ndërsa në seancën e sotme është konstatuar mungesa e Zaganit.
Sipas burimeve policore, ish-shefi i Antidrogës së Fierit është larguar jashtë vendit./Shekulli.al