Lajmet e fundit

Parku i Shebenikut është një nga zonat e mbrojtura në Shqipëri.. Ai shtrihet në zonën malore mes Elbasanit dhe Librazhdit dhe vitet e fundit është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor, shkruan Top Channel.
Të huajt preferojnë të ngrenë edhe kampe e të qëndrojnë disa ditë në pyllin e pishave, mes ajrit të pastër e të freskët, ndërsa aventurierët shqiptarë preferojnë më shumë turizmin ditor.