Lajmet e fundit

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se, këto deklarata nxisin rrezikun e përdorimit të dhunës kundër gazetarëve.
“The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, më 16 gusht, e u kërkoi edhe mediave të tjera të bënin të njëjtën gjë, shkruan Top Channel.
Reagimi pozitiv fillestar nga 100 organizata mediatike u rrit, duke iu bashkuar nismës 350 gazeta të mëdha kombëtare apo gazeta lokale, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare, si “The Guardian”.
Fushata e së enjtes vjen pas një serie incidentesh dhe komenteve të Trumpit që kanë shtuar presionin mbi median.
Ndërsa vajza e Trumpit, Ivanka e ka distancuar veten nga sulmet e babait të saj mbi median, Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”. Në një tubim në Florida, në korrik, CNN filmoi mbështetësit e Trumpit që fyenin dhe shanin gazetarët që mbulonin ngjarjen.
klankosova.tv