Lajmet e fundit

Pandemia COVID-19 si shtytëse e vrasjeve
Psikologu, Yll Avdiaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se, është shqetësuese rritja e vrasjeve në Kosovë. Sipas tij, në rritjen e vrasjeve ka ndikuar edhe pandemia COVID-19. Sipas të dhënave, më 2020 kanë ndodhur 17 vrasje, ndërkaq nga periudha janar-gusht e vitit 2021 kanë ndodhur 19 vrasje. Avdiaj thotë për Radion Evropa e Lirë se një dukuri e tillë e kërcënon sigurinë dhe rrit rrezikshmërinë në vendin tonë. “Kohët e fundit, sidomos pas gjendjes së krijuar nga pandemia, pas izolimit, kjo dukuri vetëm se është shpeshtuar në shoqërinë tonë dhe pothuajse nuk kalon javë që ne nuk dëgjojmë që ka ndodhur një vrasje në vendin tonë”, thotë Avdiaj. Avdiaj thotë se institucionet duhet ta marrin me seriozitet këtë dukuri, duke filluar nga niveli edukativo-arsimor. “Shpeshherë është edukata e hershme që ka të bëjë me rrethin e ngushtë familjar, mënyra se si rriten njerëzit, mendësia që ata marrin gjatë zhvillimit dhe edukimit të tyre. Nëse është dhuna ajo që kanë modeli kryesor në familje, atëherë domosdo që këta persona të cilët janë rritur në kushte dhune, do të tentojnë që të arrijnë çdo gjë në jetën e tyre përmes dhunës dhe vrasjes”.Për tre vjet mbi tre mijë armë të konfiskuara
Në Policinë e Kosovës thonë se në tre vjetët e fundit kanë konfiskuar mbi 3,400 armë të llojeve të ndryshme. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës bën të ditur se janë duke ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin e vrasjeve, përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thonë se janë duke punuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme. Në bazë të një hulumtimi në vitin 2015, në Kosovë gjinden rreth 250,000 armë ilegale në posedim të qytetarëve, derisa në MPB nuk kanë dhënë informacione sesa është numri i tyre tash në Kosovë. Sipas kësaj ministrie, ky numër është zvogëluar dhe do të zvogëlohet edhe më shumë përmes procesit të legalizimit të armëve. Gjatë një periudhe nëntëmujore më 2019-2020, MPB-ja kishte realizuar një periudhë të legalizimit të armëve, ku janë dorëzuar 2,000 kërkesa, derisa ky institucion bën të ditur se së shpejti do të organizohet edhe një fushatë tjetër për këtë qëllim.Dënim me burgim për ata që posedojnë armë pa leje