Lajmet e fundit

Armëpushimi fragjil në Siri, ka filluar që të shkatërrohet të dielën me sulmet e para që u bënë mbi rebelët në Aleppo dhe në një fshat në jug të vendit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Sulmet kanë ardhur si pasojë e tensioneve në mes ndërmjetësve amerikanë dhe rusë, dhe marrëveshja për armëpushim është në rrezik për shkak se forcat ajrore të SHBA-ve sulmuan forcat qeveritare siriane.
Obzervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka bërë me dije se në mbrëmjen e së dielës, nga sulmet ajrore në Aleppo ka humbur jetën një grua dhe ka disa të plagosur. Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmet.
Ndërsa, në provincën jugore të Deraa’s, dhjetë njerëz në mesin e tyre një fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve mbi opozitën.
“Sot ishte numri më i madh i të vdekurve qysh kur ka filluar armëpushimi”, ka thënë Rami Abdel Rahman nga Obzervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.