Lajmet e fundit

Armëpushimi ndërmjet palëve luftuese në Siri, që hyri në fuqi me të perënduar dielli të hënën, po vazhdon të qëndrojë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja e arritur në mes Rusisë dhe Sirisë, është përshkruar nga sekretari amerikan John Kerry, si mundësia e fundit për ta mbajtur Sirinë të bashkuar.
Banorët e Aleppo’s, qytetit ku janë zhvilluar më së shumti luftime, kane thënë se atje gjithçka është shumë e qetë.
Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, ka thënë se nga ana e të gjitha fronteve ka qetësi.
Sidoqoftë, janë raportuar edhe për sulme sporadike të kryera edhe nga qeveria dhe nga rebelët pas armëpushimit.