Lajmet e fundit

Grupi militant palestinez Hamas do të dorëzojë tre pengje izraelite të shtunën në këmbim të të burgosurve palestinezë në fazën e fundit të marrëveshjes së armëpushimit.
Kjo marrëveshje synon të hapë rrugën për t'i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Ohad Ben Ami dhe Eli Sharabi, të dy të marrë peng nga Kibbutz Be'eri gjatë sulmit ndërkufitar të udhëhequr nga Hamas më 7 tetor 2023, dhe Or Levy, të rrëmbyer atë ditë nga festivali i muzikës Nova, do të dorëzohen të shtunën, tha Hamasi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.