Lajmet e fundit

Kolumbianët janë duke festuar nënshkrimin për armëpushim në mes të qeverisë së Kolumbisë dhe lëvizjes së rebeleve FARC (Forcat e Armatosura Kolumbiane), me ç’rast ka përfunduar një luftë civile 50 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në kryeqytet, Bogota, njerëzit kanë dalë në rrugë për të festuar, duke përqafuar njeri-tjetrin dhe duke kënduar himnin kombëtar.
Ky lajmërim duket të jetë hapi i fundit para një marrëveshje për paqe, që pritet të vijë javët në vijim.
Kryengritja më e gjatë në hemisferën perëndimore ka lënë rreth 220,000 persona të vdekur dhe miliona të zhvendosur.