Lajmet e fundit

Një armëpushim shtatë ditor ka filluar në Jemen, pasi bisedimet e paqes janë në rrugë e sipër në Svicër, thotë OKB-ja.
I dërguari i posaçëm i OKB-së tha se e sheh armëpushimin si hap të parë drejt ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme.
Udhëheqësja e koalicionit Arabia Saudite e ka mbështetur qeverinë e Jemenit duke se e ka të drejtën e rezervuar për t’ju përgjigju çdo shkeljeje, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Koalicioni ka luftuar lëvizjen rebele Houthi dhe aleatët e tij që kur presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi u detyrua të dalë në ekzil në muajin mars.
Të paktën 7500 njerëz anë vrarë deri tani, pothuajse gjysma e tyre civil.
Armëpushimi hyri në efekt sot në ora 09:00.