Lajmet e fundit

Përfundon ndeshja: Shqipëria kualifikohet për në Europianin Franca 2016.
Ky është kualifikim historik për Shqipërinë, që kurrë më parë nuk ka marrë pjesë në një garë të madhe futbolli, të tillë siç është kampionati Europain.
Minua e 76: Armando Sadiku shënon golin e tretë për Shqipërinë.
Asiston Odhise Roshi dhe shënon zëvendësuesi Sadiku, për të ngritur epërsinë dhe për të siguruar kështu fitoren historike për shqiptarët.
Minuta e 59: Nga loja del Sokol Cikalleshi, në vend të tij Aramndo Sadiku
Minuta e 46: Shqipëria për pak sa nuk shënon edhe golin e tretë, një gabim i lojtarëve armen nuk u shfrytëzua nga Migjen Basha, i cili nuk arriti të shënojë nga një pozitë e pastër ballore.
Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
Minuta e 45: Armenët për pak sa nuk shënuan, por goditja e futbollistit armen përfundoi jashtë portës së gardianit shqiptar Berisha.
Minuta e 23: Goli dytë për Shqipërinë. Ka shënuar Berat Gjimshti.
Goli i dytë i Shqipërisë ka ardhur pas një harkimi të mrekullueshëm të Memushajt. Në zonë është gjendur shumë mirë Gjimshiti duke realizuar me thembër.
Minua e 20: Depërtim i shkëlqyeshëm i Sokol Cikalleshit, tejkalon bukur lojtarët, por goditja ishte jo shumë e fortë dhe ndalet nga portieri armen.
Minuta e 18: Memushja harkon nga këndi i djathë, mirëpo askush nuk arrin të godas saktë me kokë, topi përfundon mbi portën e portierit armen.
Minuta e nëntë: Shqipëria kalon në epërsi.
Goli fillimisht i është regjistruar sulmuesit Shkëlzen Gashi, por më pas ai iu atribua lojtarit armen Kamo Hovhannisyan si autogol.
Pas një tollovie të krijuar ai është gjendur mjaftë mirë në zonë, duke drejtuar topin drejt rrjetës.
Gashi kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë kundër Armenisë në Shqipëri.
Minuta e gjashtë: Goditje dënimi për armenët nga një pozitë shumë e rrezikshme, por ndërhyrje fenomenale e Etrit Berishës.
Ai shkëlqyeshëm ka pritur goditjen e fuqishme nga gjuajtja e lirë.
Ka filluar ndeshje mes Armenisë dhe Shqipërisë.
Nëse kombëtarja shqiptare e fiton këtë ndeshje atëherë Shqipëria për herë të parë në histori kualifikohet në një ngjarje të madhe sportive, siç është kampionat europian Franca 2016.
Këto janë formacionet zyrtare të të dy ekipeve:
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji; Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.
Armenia: Kasparov, Andonian, Haroyan, Arzumanyan, Hovhannisyan, Mkrtchyan, Pizzeli, Ghazaryan, Yubasshyan, Mkhytarian, Movsisyan.