Lajmet e fundit

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut shënohet sot, po ashtu ka filluar edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor, njofton Klan Kosova.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka dhuruar gjak në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë.
Me Zemajn fotografi kanë realizuar edhe disa pjesëtarë QKKTGJ-së dhe qytetarë.