Armend Thaqi është shpallur lojtari i javës në Superligën e Kosovës në futboll.
Ai bëri dy asistime në fitoren 3:0 të Gjilanit ndaj Suharekës këtë fundjavë.
“Është e rëndësishme që kemi fituar tri pikë, sepse nuk ishim në një pozitë të mirë në tabelë dhe kemi pasur një histori shumë negative javët e fundit. Kemi bërë shumë gabime dhe është normale që na duheshin tri pikë për t’u qetësuar dhe për të dalë nga zona e rrezikshmërisë”, ka thënë Thaqi pasi mori vlerësimin.
“Kemi thënë që nuk jemi për atë zonë, mirëpo kur humb ndeshjet njëra pas tjetrës, është e qartë që rrezikohesh dhe e fut veten në atë zonë. Megjithatë, me këto tri pikë të fituara u qetësuam sado pak dhe jemi disi më të qetë për ndeshjen e ardhshme, në mënyrë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Shpresojmë të dalim në Evropë, sepse ende na e lejon matematika”.
“Ky çmim i takon gjithë ekipit, jo vetëm mua, sepse të gjithë kanë meritë për këtë paraqitje time. Këtë ndeshje e kemi fituar me shumë meritë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.