1-1 është mbyllur ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit.
Të dyja skuadrat realizuan gola të vonë në dy pjesët, njofton Klankosova.tv.
Mërgim Pefqeli kaloi mysafirët në epërsi, pak sekonda para përfundimit të fraksionit të parë.
Kurse kur pritej që ekipi i Ismet Munishit do të kthehet me 3 pikë në Klinë, Armend Thaqi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë, duke barazuar pak para se të mbyllej krejt takimi.
"Skifterat" me 39 pikë e mbajnë pozitën e shtatë në tabelë, dy më shumë se kundërshtari i sotëm që për momentin gjendet në zonën e 'barazhit'.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.