01.09.2022 · përditësuar para 1430 dite1 min lexim
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.
Sipas tij, trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i Ushtrisë së Kosovës janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s, njofton Klan Kosova.
“Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e radhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj”.
“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit, me të cilat është pajisur FSK-ja së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel skuadre, togu dhe kompanie”.
“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.