Lajmet e fundit

Në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, në Jajincima, është gjetur një makinë e mbushur me armë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në makinë janë gjetur, armë, granata, mitraloz dhe municione.
Është raportuar që makina është gjetur rreth 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit.
Me urdhër të prokurorisë është marrë vendimi për tu bërë analizat e ADN-së si dhe është bërë largimi i të gjitha armëve nga vendi i ngjarjes.