Lajmet e fundit

Agjencia federale për zbatimin e ligjit në kuadër të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dal me një konfirmim të ri.
Revolja e dorasit që kreu aktin e mbi 50 vrasjeve në Orlando të Floridas, është blerë në mënyrë të ligjshme, tha një zyrtar i departamentit ATF, njofton Klan Kosova.
Agjenti special Trevor Velinor, tha se agjencia në fjalë ka gjurmuar rreth revoles që u përdorë brenda klubit, dhe ka konfirmuar se i dyshuari bëri rrugëtim të ligjshëm në pikat e shitjes së armëve në fjalë.
Ky i fundit sqaroi rastin sipas rezultateve të arritura nga hulumtimet e bëra rreth çështjes së rrjedhojës së blerjes së armës. Sipas ATF, vrasësi Omar Mateen, bleu të paktën dy armë zjarri brenda javës së fundit apo edhe kohë më parë, njofton Klan Kosova.
Zyrtari në fjalë nuk pranoi të jap vendndodhjen e blerjes së armëve përshkak të hetimeve.
Omar Mateen, ishte i njohur për autoritetet e FBI, pasi që ishte intervistuar më parë nga ta para se të kryente sulmet në ‘’Pulse’’ të Orlandos.