Lajmet e fundit

Arkitekti i njohur italian Paolo Di Nardo , një njohës i vjetër i Tiranës dhe admirues i i veprës së Gerardio Bosios, arkitektit të stadiumit të sotëm, ka mbërritur sot në Tiranë për një takim me shoqërinë civile në Hotel Tirana.
Ai ka deklaruar se stadiumi "Arena Kombëtare" nuk duhet ngritur aty, se kulla është e gabuar dhe se asambli i projektuar nga Bosio para luftës së dytë botërore duhet ruajtur.
Pak ditë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” që drejtohet nga Ylli Rakipi, arkitekti Di Nardo u shpreh se “do të lidhem me zinxhirë që stadiumi në Tiranë të mos ndërtohet”.
Gjatë takimit të sotëm ai tha se kjo qe një mënyrë simbolike të shprehuri për të treguar se ndërtimi i projektit të arkitektit tjetër fiorentin Mario Casamonti është një gafë.
Duhen protesta për ta mbrojtur këtë pjesë të trashigimisë tha ai./Lapsi