Lajmet e fundit

Policia e shtetit të Arizonës beson se pas shtatë vrasjeve me armë zjarri në zonën e Phoenix qëndron një vrasës serik.
Policia e atjeshme njëherit fton dëshmitarët që të flasin, duke ofruar një shpërblim prej 30.000 dollarësh për informacionin që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit.
"Dikush e di se kush e ka bërë këtë. Ne i ftojmë qytetarët që të na thërrasin dhe na ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre rasteve për të siguruar drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme," shefi i policisë Phoenix Joseph Janer, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Klan Kosova.
Një seri e krimeve ku u vranë shtatë dhe u plagosën disa të tjerë ka filluar në mars, kur një 16-vjeçar u plagos me armë zjarri gjersa ishte duke ecur në rrugë..
Deri më 12 qershor kanë ndodhur shumë incidente të ngjashme, por shumica e viktimave u vranë gjatë natës para shtëpive të tyre.
Policia e këtij vendi ën bazë të informacionit të marrë nga dëshmitarët ka publikuar vizatimin me pamjen e të të dyshuarit, për të cilin ata besojnë të jetë i bardhë ose latin i moshës mes 20 dhe 30 vjeçar, transmeton Klan Kosova.