Lajmet e fundit

Një ari i vogël përfundoi i lidhur në oborrin e Shefqet Pepshit nga Juniku, të martën në mëngjes, pasi kishte krijuar panik te kjo familje.
Megjithëse fillimisht menduan se u erdhi nga mali, Pepshi thotë se më vonë dëgjoi se ky këlysh ariu i përkiste një banori tjetër të Junikut.
E për ta lokalizuar ariun e vogël, Shefqetin e ndihmuan edhe disa kushërinj në mënyrë që ai të mos i rrezikojë banorët e kësaj lagjeje.
Megjithatë në policinë e Junikut thonë se personi i njohur për ta si pronar i ariut, e ka liruar kafshën në bjeshkët e Junikut prej nga supozohet të jetë marrë.
Por pavarësisht kësaj të dhëne, policia bëri të ditur se do të vazhdojë hetimet për të vetëtuar saktësisht se kjo kafshë e mbrojtur me ligj, është kthyer sigurt në strofkën e tij.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.