Kamera e sigurisë në një shtëpi private ka kapur momentin kur një ari hapi derën e një veture të parkuar dhe futet brenda në kërkim të ushqimit.
Ngjarja ndodhi në anën verilindore të qytetit Breckenridge. Ariu shihet teksa afrohet te makina dhe hap me putër derën e pasagjerit.
Nuk dihet ende shkalla e dëmit që i është shkaktuar brendësisë së automjetit.
Policia e atjeshme paralajmëroi në fund të prillit për shtim të aktivitetit të arinjve në zonë, duke u kërkuar qytetarëve të mbajnë makinat e mbyllura dhe koshat e mbeturinave të siguruara.
"Mos u gjeni të papërgatitur - pranvera po vjen dhe bashkë me të edhe arinjtë", thuhej në njoftimin e policisë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.