Lajmet e fundit

Këngëtaret e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara, kanë bashkuar forcat duke sjellë kështu projektin e tyre të përbashkët muzikor.
Kënga e dyshes titullohet “Thirr policinë” e përcjellë edhe me videoklip dhe melodi mjaft ritmike.
Ky është bashkëpunimi i tyre i parë muzikor, dhe në momentin që e kanë paralajmëruar një projekt të tillë, është pritur mjaft mirë nga publiku, njofton Klankosova.tv
Kujtojmë se para dy javësh Dafina ka sjellë “Llafe llafe” në bashkëpunim me rep-artistin, Lyrical Son, projekt ky i cili është pritur mjaft mirë nga publiku duke u klikuar gati 7 milionë herë, ndërkaq para një muaji Arilena ka ardhur me “Murder” në bashkëpunim me Noizyn, e cila ka mbledhur plot 4.5 milionë klikime.