Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka bërë me dije se dalëngadalë kësaj komune po i kthehet normaliteti pas fatkeqësisë që pësuan qytetarët nga vërshimet.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Arifi ka thënë se si pasojë e vërshimeve shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar. Ajo ka treguar se punët qëndrojnë keq edhe me ujësjellësin dhe rrjetet e kanalizimit.
Teuta Arifi ka thënë se maksimalisht si komunë janë duke u përpjekur ta rivitalizojnë situatën dhe banorëve të prekur nga vërshimet t’u ndihmohet. “Presim të përfundojë edhe vlerësimi i infrastrukturës, meqenëse deri tani komisioni për vlerësim ka vlerësuar qindra shtëpi të dëmtuara, prona të qytetarëve.
Presim vlerësim edhe për tokat bujqësore të cilat kanë qenë të përmbytura.
Besoj se javën e ardhshme do të kemi një vlerësim të saktë se sa do të jenë dëmet”, ka deklaruar kryetarja Arifi. Ajo ka thënë se Komuna e Tetovës ka pasur koordinim intensiv me Qeverinë. “Mendoj se edhe Qeveria është sjell me seriozitetin e duhur gjatë kësaj situate”, është shprehur Arifi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=67513&Ctype=1
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.