Lajmet e fundit

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke thënë se nuk po realizohen punë konkrete, ndërsa sipas tij, përgjegjësia po i faturohet opozitës.
“Këta nuk po duan zgjidhje, këta po duan që opozita t’i votojë projektet e tyre, projektin e tyre, këta po duan ta kenë Presidentin e tyre, Kryeministrin e tyre, potencialisht edhe Kryetarin e Kuvendit, ose në fund të fundit ajo nuk është punë e madhe, atë ndoshta e kishin dhënë”. “Nuk është duke punuar asgjë dhe fajin po ia lë opozitës. Si mund ta ketë opozita fajin, kur të gjitha këto institucione ky i ka në dorë që 6 vjet, edhe pak muaj bëhet kryeministri që ka qenë për kohën më të gjatë në këtë detyrë, që nga shpallja e Pavarësisë, është tash 6 me 6 me Hashim Thaçin”, ka thënë Arifi./Klankosova.tv https://www.youtube.com/watch?v=pEMYw9Jy7-Q