Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron.
Analisti politik, Avni Arifi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, sipas tij, për çështjen e presidentit nuk i ka votat, transmeton Klankosova.tv.
“Afati po afrohet, 4 marsi është tek dera, ne duhet deri më 4 mars me e pasë presidentin. Pavarësisht fitores së jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është e qartë që nuk i ka votat për me e zgjedhë presidentin. Këto situata, si kudo në botë, zgjidhen me konsensus dhe kompromis. Duhet me gjet një kandidat që është i preferuari i dikujt, por që nuk është i urryeri apo kundërshtari i të tjerëve”, tha Arifi në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, opinionisti Labinot Balaj, tha se presidentja Vjosa Osmani nuk është kandidatja e preferuar e opozitës.
https://www.youtube.com/watch?v=t9JJ9ttNScU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.