Kiks Kosova sonte raportoi për shkarkimet e ambasadorëve që ushtruesja e detyrës së presidentes, Abulena Haxhiu, i nisi me të marrë karrigen e të pares së vendit.
Këto shkarkime, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, janë hakmarrje e Vetëvendosjes ndaj ish-presidentes, Vjosa Osmani.
I ftuar në emisionin, Kiks Kosova, Arifi ka deklaruar se VV-ja ka vendosur standardin, sipas të cilit, ambasador i mirë është vetëm ai që është i mirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
"Me ardhjen e tyre tash, ti je ambasador i mirë nëse je me Vetëvendosjen ose nëse je i mirë me Albinin."
Kjo praktikë sipas tij dëmton imazhin e shtetit e diplomacinë kosovare në përgjithësi dhe se i bie për shtati vetëm Serbisë, e cila nuk e ndalë asnjëherë fushatën kundër shtetit të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=Kok0XcIIt2o
●●●
DMSHKRIMI NGA
Donjeta Murselaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.