Lajmet e fundit

Aktorja e famshme televizive, Ariel Winter ëzhtë në prag të njëvjetorit të lidhjes së saj me të dashurin Levi Meaden.
Megjithatë, aktorja e serialit ''Modern Family'', ka befasuar me një deklaratë të saj, në një nga paraqitjet e saj për US Weekly.
Winter ka thënë se ndihet e lumtur dhe e bukur pasi i dashuri i saj gjithmonë ia thotë një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
"Ai është personi më i dashur, ai më do mua sikur të shëndoshë ashtu edhe të dobësuar''.
''Ai gjithmonë më thotë, pa marrë parasysh se çfarë kam veshur, pavarësisht se çfarë po bëj, më thotë se jam e bukur", është shprehur Ariel, transmeton Klan Kosova.