Lajmet e fundit

Ariana Grande është ribashkuar përsëri me Scooter Braun, për të marrë përsipër menaxhimin e saj, konfirmon Billboard, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 23 vjeçare dhe 35 vjeçari janë bashkuar pas ndarjes së rrugëve të tyre në muajin shkurt.
Në atë kohë, nëna e Ariana-së, Joan dhe Stephanie Simon nga Untitled Entertainmet kanë vendosur për të marrë përsipër menaxhimin e këngëtares.
Scooter tani do të shërbejë si menaxheri kryesor i këngëtares, duke ndihmuar në mbikëqyrjen e të gjitha fushave në karrierën e saj.
Klientët e tjerë të Scooter, përfshijnë: Justin Bieber, Kanye Qest, dhe Usher.