Lajmet e fundit

Ariana Grande ka adresuar reagimet në lidhje me shakanë e të fejuarit të saj në lidhje me sulmin me bombë në Manchester Arena, duke thënë se nuk i është dukur qesharake.
Megjithatë këngëtarja shtoi se Pete Davidson përdorë komedinë që t’i bëjë njerëzit të ndjehen të lumtur dhe se nuk kishte qëllime të këqija.
Pesë muaj pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes, komediani bëri një shaka në “Saturday Night Live” se si Ariana ishte bërë shumë e famshme.
"Britney Spears nuk kishte një sulm terrorist në koncertin e saj” pati thënë Davidson.
Fansat e Arianas kishin reaguar në lidhje me këtë, madje njëri prej tyre edhe e kishte pyetur këngëtaren se pse qëndronte në lidhje me Pete ende.