Lajmet e fundit

Ariana Grande e ka publikuar pjesën e dytë të këngës “Knew Better”, si befasi për fansat e saj, transmeton Klan Kosova.
Kënga fillimisht ishte publikuar si “Knew Better / Forever Boy” në albumin e tretë të këngëtares 23-vjeçare “Dangerous Woman”, nga ku kanë dalë edhe hitet si “Into You” dhe “Side to Side”.
“Netët e fundit i kam kaluar duke punuar në atë që të gjithë ju e keni kërkuar për një kohë të gjatë, dhe nuk mund të pres që t’ua prezantoj. Ju dua”, shkroi Ariana në rrjetin social Twitter.