Lajmet e fundit

Këngëtarja, Ariana Grande, ka nderuar Saffie Roussoss, viktimën më të re në sulmin me bombë në Manchester, përkatësisht në koncertin e Grandes, që la të vdekur 22 persona më 22 maj.
Saffie do ta festonte ditëlindjen e saj të nëntë më katër korrik, por pati fatin e keq ta humbiste jetën në koncertin e amerikanes.
Ariana shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram që ta respektojë Saffien duke shkruar:
“Saffie, po mendojmë për ty, zemër”, kishte shkruar ajo, bashkangjitur me dy emotikonë tortesh të ditëlindjes, duke nënkuptuar ditëlindjen që do ta kishte festuar Saffie po të ishte ende gjallë.