Lajmet e fundit

Reperi kanadez Drake ka fituar për herën e parë çmim në American Music Award të dielën mbrëma, kurse Ariana Grande është zgjedhur artistja e vitit, shkruan Reuters.
Kurse pop këngëtarja Selena Gomez ka befasuar fansat duke bërë paraqitjen e parë publike prej kur ndërpreu turneun që kishte planifikuar ta mbante nëpër botë në gusht të këtij viti, për shkak të panikut dhe depresionit. Ai fitoi çmimin e pop/rok në kategorinë e femrave, transmeton Klan Kosova.
23 vjeçarja Grande ka fituar çmimin e më të mirës së vitit duke lënë pas yjet si Rihanna, Justin Bieber dhe Gomez.
Në mesin e emrave që kanë përformuar në skenë mbrëmë janë edhe Lady Gaga, Kendrick Lamar, Nicki Minaj, The Weeknd, Nail Horan, James Bay dhe John Legend.
“The American Music Awards” jepen me votim të fansave me sistem online, kurse është themeluar në vitin 1973 si alternativë e Grammy.