Ariana Grande ka humbur një person shumë të dashur.
Ajo ka njoftuar se gjyshja e saj, e njohur si Nonna Marjorie, ka vdekur në moshën 99-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
31-vjeçarja hyri në Instagram për të zbuluar lajmin e dhimbshëm, duke shkruar: “Jemi të shkatërruar të ndajmë lajmin që më e dashura jonë ka ndërruar jetë”.
“Marjorie (Nonna) Grande vdiq paqësisht në shtëpinë e saj dhe ishte e rrethuar nga familja dhe njerëzit e saj të dashur për çdo moment të javëve të fundit të saj. Ju falënderojmë për dashurinë, mbështetjen dhe për respektimin e privatësisë sonë ndërsa jemi të pikëlluar”.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.